E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtojnë policinë, ndalohen dy të rinj të dehur

Korçë

Dy të rinj në gjendje të dehur janë konfliktuar me patrullën e policisë, duke u përleshur me efektivat që do të kryenin shoqërimin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të hënës, kur pasi kishin konsumuar birra në një lokal në lagjen 3 të qytetit të Korçës, dy të rinj kanë nisur të bëjnë rrëmujë në lokal deri në mbërritjen e forcave policore. Por ndërsa policia ka ndërhyrë për të larguar të rinjtë, ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë me forcë dhe dhunë gjatë momentit të shoqërimit. Burime zyrtare të Policisë së Korçës bëjnë të ditur se Kledion Cale dhe Kostika Lace, përkatësisht 25 dhe 32 vjeç janë ndaluar për “prishje të rendit publik”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›