E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte Themistokli Gërmenji

Historia

Llambi Dhimoshi, në prononcimin e tij për mediat, tha se ka trashëgimi në shtëpinë muze të Themistokli Gërmenjit nga nëna e tij, Mardella Pendavinji, mbesë kjo e gruas së Themistokli Gërmenjit. Meqenëse Themistokli Gërmenji nuk ka pasur fëmijë, shtëpinë e tij pas vdekjes e kanë trashëguar më të afërmit nga ana e gruas. Dhimoshi thotë se në vitin 1996, me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave atëherë, i është njohur si pronë shtëpia e Themistokli Gërmenjit. Më pas është lidhur një kontratë qiraje me Ilir Vocin, që ky i fundit ta shfrytëzonte në përdorim për një periudhë 10-vjeçare shtëpinë, deri në vitin 2006.

Kush ishte Themistokli Gërmenji

Themistokli Gërmenji ishte patriot dhe një nga figurat më të njohura të periudhës së pavarësisë. Ai hyri në historinë shqiptare me rezistencën që u bëri grekëve, falë mbështetjes që arriti të sigurojë nga francezët. Bashkë me patriotë të tjerë ai mundi të shpallë “autonome” krahinën e Korçës. Ai mori detyrën e prefektit të policisë, por arriti të hartojë mjaft rregullore për administratën publike, për financat, arsimin, policinë, gjyqet, buxhetin etj. Kujdes i kushtoi sidomos zhvillimit ekonomik të krahinës. Shkollat greke u mbyllën, për t'u hapur rreth dhjetë shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe një shkollë e mesme. Në nëntor të vitit 1917, elementë shovinistë grekë montuan fshehurazi një proces kundër Themistokli Gërmenjit, duke e akuzuar atë për tradhti dhe si agjent të austriakëve. Një gjyq ushtarak i Armatës së Lindjes, në Selanik, e dënoi atë me vdekje dhe e ekzekutoi më 9 nëntor 1917.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›