Vranë rojën e magazinës, ndalohet autori i katërt
Struktura për Hetimin e Krimit dhe Komisariati i Policisë së Korçës kanë arrestuar autorin e katërt të vrasjes së pronarit të magazinës në fshatin Pojan, shtetasit Nexhat Gega. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se Elvir Haxhia është kapur nga policia në afërsi të banesës së tij, pasi ishte në kërkim policor për bashkëpunimin në vrasjen e 78-vjeçarit me armë zjarri dhe mjete të forta. 23-vjeçari me precedentë penalë ka pasur lidhje të ngushta shoqërore me tre të arrestuarit që u vunë në prangat e policisë në muajin prill të këtij viti, pasi në fund të marsit kishin vrarë me armë dhe mjete të forta në magazinën në pronësi të tij, të moshuarin, i cili kishte qëndruar natën në objekt për të ruajtur magazinën nga vjedhja. Ndërkohë rezultoi se grupi i të rinjve kishte kryer disa grabitje me armë dhe maska si dhe vjedhje në disa fshatra të komunës. Elvir Haxhia dyshohet edhe për vepra të tjera dhe në banesën e tij janë gjetur gjatë kontrollit materiale komprometuese dhe fishekë të një arme kallashnikov, për të cilën po hetohet nga strukturat e krimit.
#