E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugorët aksion, pas aksidenteve të rënda

Fier

Pas statistikave alarmante që kanë dalë nga aksidentet gjatë ditëve të fundit, policia rrugore e Fierit ka nisur paraditen e së martës një aksion të përqendruar. Postblloqe policie janë vendosur në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të qytetit, por edhe në rrugët që lidhin këtë qendër urbane me zonat rurale. Deri në orët e mesditës së të martës, uniformat blu njoftuan se kanë ndalur mbi 50 mjete, kryesisht motoçikleta. Policia e qarkullimit Fier është shprehur se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Për tri ditë Fieri arriti në një bilanc tronditës viktimash dhe të plagosurish nga aksidentet. Tre persona humbën jetën dhe tetë u plagosën gjatë fundjavës. Sipas policisë, të gjitha aksidentet ndodhën nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›