E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbivendosjet e pronave, një sistem për t i ndalur

Autori i Lajmit: Red.
Fotografimi ajror është një strategji është hartuar nga Këshilli i Ministrave për të shmangur abuzimet me mbivendosjen e pronave. Ky sistem i ri mbrojtjeje, i cili parashikon mënyrat e ndërveprimit, krijimin e një agjencie kombëtare për planifikimin e territorit si dhe penalitetet administrative mbi punonjësit që tentojnë të bëjnë mbivendosje pronash shihet si një mundësi mbrojtjeje.

Kuadri i mbrojtjes parashikohet në një projektligj të ri, që titullohet “Për planifikimin territorial”, i cili është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të huaj, i mbështetur në parimet ndërkombëtare si axhenda 21 e Kombeve të Bashkuara “Për zhvillim të qëndrueshëm”. Kuadri i ri administrativ do të hartojë dokumentacione në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe europiane dhe duke lehtësuar bashkëpunimin midis politikave sektoriale, të cilat kanë impakt të konsiderueshëm në çështjet e planifikimit. Problematika shqiptare e krijuar gjatë tranzicionit me statusin e pronësisë dhe sidomos me abuzimet me pronësinë, pritet që t u japë një zgjidhje procedurave të reja. Nga ana tjetër, është i nevojshëm përmirësimi i procedurave administrative që kanë të bëjnë me problemet e banimit, vështirësitë tregtare dhe industriale të tokës, duke qenë se janë rritur në mënyrë të ndjeshme kohët e fundit në të gjithë Shqipërinë si rezultat i shtimit të pronësisë private të pasurisë së paluajtshme, migrimit nga zonat rurale drejt zonave urbane, fluksit të madh të udhëtimit me mjete individuale dhe të përbashkëta, si dhe i ekonomisë në rritje me një sektor dinamik ndërtimi. Në këtë dinamizëm dhe lëvizshmërie ekonomike dhe tregtare bëhet i domosdoshëm krijimi dhe garantimi i instrumenteve dhe vënies nën kontroll të të gjithë zhvillimit në këtë fushë.

Sistemi

Thelbi i sistemit të ri të planifikimit, i propozuar me projektligjin, konsiston në kalimin në sistemin planifikues gjithëpërfshirës, në përshtatjen me një sistem miks interesash kombëtarë e vendorë, publikë dhe privatë. Sistemi i hapur i vendimmarrjes, bazuar në bashkëpunim dhe mirëkuptim mes aktorëve dhe garanton të drejtën për pjesëmarrje në procesin e planifikimit. Është konsideruar se planifikimi do të ishte më i arritur nëse realizohet nga ai nivel i qeverisjes, i cili është më i ndjeshëm ndaj problematikës dhe mund të vlerësojë objektivisht nevojën për zhvillim. Dy janë nivelet e planifikimit, të pavarura me njëra-tjetrën, atë vendor dhe atë kombëtar, dhe parashikon autoritetet kompetente të planifikimit në çdo nivel si dhe shtrirjen e kompetencave të çdonjërit prej tyre. Gjithashtu, projektligji parashikon mundësinë për çdo autoritet planifikues të parashikuar në ligj, të delegimit të kompetencave të tyre të planifikimit me ligj apo të kontraktimit me një autoritet tjetër planifikues, nëpërmjet një marrëveshjeje që parashikon hollësisht kompetencat e detyrat që do të jenë objekt i delegimit ose kontraktimit, kohëzgjatjen si dhe parashikime të tjera në përputhje të plotë me Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Agjencia

Agjencia Kombëtare e Planifikimit. Kështu do të quhet agjencia e re kombëtare, cila do të administrojë të gjithë këtë proces administrativ dhe informacionin. Ky autoritet do të sigurojë koordinimin horizontal të vendimeve të organeve të qeverisjes qendrore në lidhje me planifikimin, sigurimin e koordinimit vertikal të vendimeve të autoritetit kombëtar të planifikimit me autoritetet vendore të planifikimit. Autoriteti që merr jetë me këtë projektligj do të ketë si qëllim kryesor të saj sigurimin e të gjithë këtyre elementëve.

Ky lajm është publikuar: 27/03/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›