Leskaj: Nuk tërhiqemi, Berisha të japë llogari në Kuvend për tragjedinë
Autori i Lajmit: Red.
Menjëherë pas Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, për të caktuar rendin trejavor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, numri një i deuptetëve socialistë, Valentina Leskaj, ka dalë përpara mediave duke ripërsëritur vendosmërinë e opozitës, për të mos patur seancë normale, deri në momentin kur Kryeministri të raportojë në Kuvend për tragjedinë e Gërdecit. “Në Konferencën e Kryetarëve kam kërkuar nga Kryetarja e Parlamentit, Topalli, që seanca të mos futet në një seancë të zakonshme rutinë, për shkak se jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Për shkak se ne si opozitë, ashtu si edhe sot në Konferencën e Kryetarëve dhe të gjitha ditët e mëparshme, në të gjitha deklarimet kemi kërkuar që Kryeministri i vendit të vijë në Parlament, të japë shpjegime për situatën e Gërdecit”, - tha Leskaj. Ajo u shpreh se nuk mundet që kjo situatë të kalojë me një raportim që Kryeministri ka bërë atë natë në orën 12, me historitë që, sipas saj, nuk u hyjnë në punë shqiptarëve, por të zbardhë të gjithë të vërtetën lidhur me Gërdecin. Leskaj tha se Parlamenti nuk mund të futet në një rrugë rutinore, pa dhënë të gjitha shpjegimet, pa gjetur të gjitha shkaqet e Gërdecit, dhe zgjidhje për këtë çështje. “I kam kërkuar kryetares që të mos provokojë opozitën, duke anashkaluar raportimin e Kryeministrit në Parlament, raportim i cili lidhet me të gjithë situatën në Gërdec që nga jetët e njerëzve që vazhdojnë të humbasin, siç e dini dje janë bërë 24, dhe nuk dihet akoma e ardhmja e atyre që ndodhen në spitale jashtë vendit, gjithashtu edhe për shkak të situatës që edhe ata të mbijetuar kanë jo vetëm për humbjen e shtëpive dhe për humbjet materiale, por edhe në zonat rezidenciale ku janë në Durrës apo në vendet e tjera kanë ende mungesa në veshmbathje, në ilaçe. Do të thotë që ne si opozitë do të jemi në Parlament”, - ka sqaruar Leskaj. Ajo ka vënë theksin në faktin që opozita do të jetë në Parlament për të kërkuar nga Kryeministri i vendit të paraqitet, të japë të gjithë shpjegimet lidhur me këtë çështje, të japë dorëheqjen si kryeministër, të dorëzojë imunitetin, të vihet përpara organeve të hetimit. Ky lajm është publikuar: 27/03/2008