E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kung-Fu në Koblenz

Në një ndeshje futbolli është e zakonshme të ketë duele të fuqishme, mirëpo ajo që ndodhi të shtunën në Koblenz, në ndeshjen e vlefshme për Bundesliga 2, mes vendasve dhe Augsburgut, shihet rrallë në fushat e gjelbra.

Sulmuesi i Augsburgut, Michael Thurk ishte duke ndjekur topin, por ai përfundoi në duart e portierit të Koblenzit, Dieter Paucken.

Ky i fundit, për ta ndalur Thurkun, përdori një teknikë të pazakonshme për sportin e futbollit, por që iu ngjan sporteve luftarake. Thurk ishte i rrezikuar seriozisht, por i shpëtoi nokautit. Augsburg e fitoi ndeshjen 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›