Mbi 100 mijë prezervativë në Olimpiadë

Organizatori i Olimpiadës Dimërore në Vancouver, para fillimit të Lojërave kishte siguruar 100 mijë prezervativë, nga 14 për çdo atlet. Mirëpo, kjo nuk ka mjaftuar, pasi të premten në fshatin olimpik në Whistler janë dërguar edhe 8500 prezervativë shtesë.
“Nuk është asgjë e pazakontë. Bëhet fjalë për të rinj, sportistë që kanë fuqi. Sigurisht se ata janë shumë aktivë, sikur në shtigjet sportive, ashtu edhe jashtë tyre. Seksi i sigurt është vendimtar në parandalimin e HIV AIDS-it, andaj jemi të lumtur që sportistët e kanë kuptuar këtë”, tha kryesuesja e agjencisë kanadeze në luftë kundër AIDS-it, Kerry Whiteside.
Netët e nxehta të sportistëve në Vancouver duket se nuk e kanë befasuar askënd, ndërsa thuhet se ka edhe të atillë të cilët nuk u rezistojnë marrëdhënieve seksuale edhe gjatë garave olimpike.
“Qëndrimi në fshatin olimpik është festë për sy. Gjatë ditës, të gjithë shikojnë, por netët janë joshëse dhe të nxehta”, tha ish-hokeisti amerikan, Cammi Granato, i cili fitoi medaljen e artë olimpikë më 1998, në Nagano dhe të argjendtën në Torino, më 2002.