E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuochner: Serbia të zgjidhë kontestin me Kosovën

Para mbërritjes në Beograd, Kuochner u tha gazetarëve se Franca favorizon integrimin e Serbisë në BE dhe zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Beogradi “nuk duhet t’i bëjë gjërat më të ndërlikuara se sa janë”, tha ai duke iu referuar raporteve të Serbisë me Kosovën. “Unë jam mik i të dyve”, tha Kuochner, i cili sot do të takohet sot me zyrtarët më të lartë serbë.

Zëdhënësi i tij, Bernard Valero tha se vizita e Kouchnerit në Beograd është shenjë e “përkushtimit të Francës për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. /REL/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›