E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protestojnë sërish banorët për pronat

Banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën kryesore Vlorë-Himarë, në shenjë proteste për pronat e tyre. Banorët kërkojnë nga qeveria pronat që i kanë përfituar në bazë të ligjit7501.

“Kjo tokë është e Dukatit dhe nuk ka asnjë pronar, por pronare jemi ne qe e kemi shpyllëzuar dhe nuk do te lejojmë asnjë që të na i marrë”, tha një banor protestues.

Banorët kanë marshuar në rrugën e qytezës së Orikumin, duke bllokuar rrugën për më shumë se 40 minuta. Pronat e banorëve të Orikumit janë shndërruar në arenë debati edhe në politikën shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›