E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet me armë zjarri 16-vjeçari

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. Mësohet se viktima me inicialet K.M, 16 vjeç, ishte banues në lagjen nr.12, kurse personi tjetër, E.C, 18-vjeç, ka marrë plahgë të rënda dhe ndodhet në spitalin e qytetit.

Autori i krimit ende nuk është identifikuar dhe sipas burimeve nga policia, patrulla të shumta kanë rrethuar menjëherë zonën për të identifikuar dhe kapur autorin. Shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende mister.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›