Kuotat dhe tarifat e shkollimit sipas degëve
19/04/2009 Universiteti Politeknik, pjesa dërrmuese e pranimeve pranë inxhinierive dhe arkitekturës
Arkitektura, përveç konkursit maturantët që duan këtë degë do të japin edhe provimet me zgjedhje
Shtohen kuotat e pranimit për vitin e ardhshëm akademik edhe pranë Universitetit Politeknik në kryeqytet. Pas rishikimit të ambienteve përkatëse të secilit prej fakulteteve, janë detajuar dhe propozimet në lidhje me kuotat e pranimeve akademike për 2009-2010. Bazuar në përcaktimet e bëra mbi shpërndarjen e kuotave për çdo degë, rezulton se në total ky universitet do të hapë dyert për 1335 studentë të rinj, të cilët do të arrijnë të shpallen fitues pas përllogaritjes së të gjithë komponenteve përbërëse të maturës shtetërore. Përveç kuotave fakultetet kanë propozuar dhe tarifat e ndjekjes së studimeve të larta për secilën nga programet studimore që ofrohet pranë këtyre institucioneve të arsimit të lartë publik. Tarifat e propozuara nuk është se kanë pësuar rritje krahasuar me ato që janë aplikuar gjatë vitit të shkuar. Brenda dy javëve të ardhshme pritet që të shpërndahet pranë shkollave të mesme formulari i listimit të dhjetë preferencave, ku maturantët duan të ndjekin studimet e larta. Plotësimi i formularit A-2, në të cilin radhiten preferencat për degët e fakulteteve publike, do të nisë gjatë muajit qershor. Për plotësimin e tyre do të ketë një afat të caktuar kohor prej rreth dy javësh. Gjithashtu është vendosur që dorëzimi i këtyre formularëve të plotësuar pranë AVA-së, nga drejtoritë arsimore do të bëhet deri në datën 2 korrik. Pas kësaj date nis procesi i hartimit të testeve për provimet e lëndëve me zgjedhje
Kuotat/tarifat
Sipas propozimeve të bëra nga vetë fakultetet, edhe për vitin akademik që vjen Universiteti Politeknik u ka dhënë më shumë hapësirë pranimeve në degën e inxhinierisë së ndërtimit dhe asaj mekanike me nga 150 kuota. Po ashtu një numër të lartë pranimesh krahasuar me degët e tjera të këtij fakulteti do të ketë edhe arkitektura, për të cilën janë propozuar rreth 100 vende pranimi. Për pjesën tjetër të degëve janë propozuar si kapacitete të mundshme 30 deri në 100 pranime. Njëkohësisht janë propozuar për studimet me kohë të pjesshme rreth 40 kuota pranimi si dhe për studentët nga trojet rreth 55 kuota. Tarifat e studimit krahasuar me një vit më parë nuk pohohet të kenë pësuar rritje. Për ndjekjen e studimeve të larta në degën e arkitekturës, kandidatët që do të shpallen fitues do të paguajnë rreth 30 mijë lekë, ndërsa për inxhinierinë e ndërtimit rreth 25 mijë lekë dhe për degët e tjera shifrat vërtiten nga 15 deri në 20 mijë lekë.
Kriteret pranuese
Objektivi kryesor i përcaktuar nga universiteti për vitin e ardhshëm është rritja e cilësisë së pranimeve. Këto të fundit do të kontrollohen nëpërmjet kriterit të mesatares.
Kjo do të thotë se shumë prej degëve do të kryejnë pranimet e tyre në bazë të mesatares që nxënësit do të kenë, por pa përjashtuar edhe rezultatet e arritura në provimet e maturës. Konkretisht është vendosur që të gjithë konkurrentët që duan të ndjekin studimet në këto fakultete të marrin pikët maksimale në provimet me zgjedhje që do jepen me 10 korrik, por nga ana tjetër duhet të kenë edhe mesataren mbi notën 6. Kreu i këtij universiteti ka pohuar se shkak për vendosjen e mesatares si kriter pranimi është barë fakti i shtimit të fluksit të pranimeve gjatë viteve të fundit, pranime që kanë rezultuar me mungesa të theksuara të njohurive që duhej të zotëronin për t’u përfshirë në këto programe studimi. Udhëzimi me propozimet e bëra është depozituar pranë Ministrisë së Arsimit, ku do të jetë kjo e fundit që do të aprovojë ose jo këto kuota, teksa nuk përjashtohen edhe mundësia e shtimit apo pakësimit të tyre.
Konkursi për arkitekturën dhe akademitë
Gara e provimeve për këtë vit përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje, ku është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje.
Përjashtim në këtë rast do të bëjë vetëm dega e arkitekturës, e cila do të japë dhe pjesën speciale, por dhe atë të lëndëve me zgjedhje, sepse kërkohet që maturantët që përzgjedhin këtë degë të kenë aftësi edhe në fusha të tjera, të cilat janë të domosdoshme. Megjithatë, para se të nisë plotësimi i formularit do të publikohen edhe koeficientet e shkollave të mesme, në mënyrë të tillë që maturantët të bëjnë përllogaritë paraprake vetë, që të rezultojnë fitues në degët ku kanë më shumë probabilitet për të fituar. Ndërsa kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë profil akademik, do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit. Bazuar dhe në llojin e degës, konkursi special për këta kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t’i atribuohet mesatares së shkollës së mesme.