Kartat, tryezë ose protesta në shkallë vendi
19/04/2009 Kreu socialist i parashtron Kryeministrit Berisha dy alternativa mbi krizën politike
Lidershipi i Partisë Socialiste përvijon më tej presionin ndaj mazhorancës qeverisëse lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Në këtë mënyrë, çdo ditë e më tepër drejtuesit e kupolës rozë shtojnë dozën e këtyre presioneve, duke kërkuar me ngulm që Kryeministri Berisha dhe qeveria e drejtuar prej tij të pranojë zgjidhjet që jep Partia Socialiste mbi këtë proces. Madje, gjatë ditës së djeshme ishte vetë kreu socialist që parashtroi dy alternativa për Kryeministrin Berisha, duke shkuar deri aty sa ripërsëriti më me forcë kërcënimin për përfshirjen e të gjithë vendit në protesta. “Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje, që rrezikon të mbysë zgjedhjet, por jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë, nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij për procesin e pajisjes me karta identiteti. Gjithashtu në këtë dalje të radhës për mediet kreu socialist nuk harroi të lëshonte një tjetër apel për kreun e ekzekutivit. “Apeli im për kryeministrin është të dëgjojë kambanat e alarmit që bien për të, sepse mbi të është barra e përgjegjësisë për të garantuar zgjedhjet, duke garantuar votën e çdo qytetari e qytetareje të këtij vendi. Mbi të do të bjerë e gjithë përgjegjësia historike për një dështim të zgjedhjeve, që askush nuk e dëshiron”, - u shpreh Rama. Po kështu, në sqarimin e tij për qëndrimin e mbajtur nga grupi parlamentar i kësaj partie, i cili u largua nga seanca parlamentare e ditës së enjte, Rama vuri në dukje se “opozita jonë doli nga Kuvendi jo për ta bojkotuar atë, por për të rritur nivelin e shqetësimit publik për dështimin që kërcënon zgjedhjet, ngaqë kryeministri vazhdon t’u mohojë të drejtën e votës qindra mijë qytetarëve, duke bërë shurdhin ndaj kambanës së alarmit tonë për pasojat katastrofike të taksës së votës”. Gjithashtu kreu socialist tërhoqi vëmendjen e qeverisë dhe të kreut të saj se “as kriza ekonomike, që po hyn përditë e më thellë në ekonominë reale të familjeve e të sipërmarrjeve shqiptare nuk mund të menaxhohet duke bërë sikur s’ka problem, dhe as kriza politike, që po afrohet përditë e më shumë bashkë me dështimin e procesit të pajisjes së zgjedhësve me karta identiteti nuk mund të shmanget duke bërë sikur s’ka problem”. Sipas tij, kriza ekonomike është mes nesh, në çdo familje e sipërmarrje shqiptare. “Kriza politike duhet shmangur prej nesh, me angazhimin e të dyja palëve dhe mospërjashtimin e asnjë qytetari shqiptar nga procesi zgjedhor. Do apo s’do qeveria, në këtë vend janë qindra mijë familjet që nuk e përballojnë dot taksën e votës dhe askush nuk mund të mbetet pa votuar ngaqë nuk paguan dot për kartën e tij të identitetit”, - nënvizoi Rama. Duke i mëshuar këtij qëndrimi, kreu socialist shtoi: “Ne kemi zgjidhje nëse qeveria do vërtet të bëjë zgjedhje. Ne e dimë si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve.”
Takimi Rama–Berisha
Xhufi: Shqetësues dhe jo i frytshëm
Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideroi të pavend kërkesën e lëshuar dje nga kreu socialist Edi Rama për t’u ulur në bisedime me mazhorancën qeverisëse për çështjen e pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi ndalur në këtë çështje theksoi se me Berishën nuk funksionojnë negociatat, por manifestimet dhe protestat. “Deklarata e zotit Rama për t’u ulur përsëri me Berishën për të biseduar për çështjen e kartave të identitetit është vërtet shqetësuese, sepse ne mendojmë se nuk ka asnjë motiv për t’u ulur e për të biseduar. Përderisa Partia Socialiste ka ofruar si zgjidhje shpërndarjen falas të kartave të identitetit, nuk kuptoj pse do të ulen bashkë, çfarë zgjidhjeje tjetër do të gjejnë përveç kësaj zgjidhjeje. Tani ka vetëm një rrugë: rruga e vendosmërisë. Vetëm kjo rrugë do ta detyronte zotin Berisha të ndryshonte”, - deklaroi Xhufi. Sipas tij, shtyrja e zgjedhjeve do t’i shërbente vetëm mazhorancës dhe është në dëm të interesave të opozitës. Megjithatë, ende nuk ka një vendim të LSI-së nëse do t’i bashkohet Partisë Socialiste në rast protestash apo jo.
Akuza e socialistëve
Ulqini: Qeveria “privatizon” RTSH-në
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shfaqet i indinjuar për njëanshmërinë e Radiotelevizionit Shqiptar. Sipas ligjvënësve socialistë, RTSH-ja funksionon tërësisht si radiotelevizion privat i qeverisë dhe i Kryeministrit Berisha. “Në 160 emisionet speciale të transmetuara vitin e kaluar nga RTSH-ja, 80% e tyre kishin në qendër Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e tij. As edhe një “speciale” e vetme nuk trajtonte problemet dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. Edicionet informative të RTSH-së prej ditësh kanë si protagonist kryesor në 90% të kohës televizive vetëm përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës aktuale”, - u shpreh deputeti socialist Musa Ulqini lidhur me këtë çështje. Njëkohësisht, duke folur në emër të grupit parlamentar që ai përfaqëson, Ulqini deklaroi se “i gjithë programacioni i këtij transmetuesi është i populluar vetëm me reklama pro qeverisë dhe ministra të qeverisë, të cilët me demagogjinë e tyre e kanë kthyer RTSH-në në një zëdhënëse të mirëfilltë të qeverisë dhe Kryeministrit Berisha”. Ai theksoi se PS-ja i kërkon Këshillit Drejtues të RTSH-së të respektojë ligjin dhe qeverisë i kërkon të heqë dorë nga keqpërdorimi i tejskajshëm politik i RTSH-së.