E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD: “Socialistët kanë frikë nga ligji”

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses Erla Mëhilli, ndaj deklaratës së Partisë Socialiste e cila shprehej kundër ligjit antimafia. “Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqës e madhe për këtë parti po edhe për vendin. Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar”, - deklaroi Mëhilli. Sipas saj protesta e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. “I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave”, - tha zëdhënësja e selisë blu. Sipas saj, ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve anëtare të BE-së. “Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit përfundoi zëdhënësja e PD-së.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›