Topi-Uithers, takim kokë më kokë
Autori i Lajmit: Redaksia
Kriza politike në vend pas ngërçit të krijuar në Kuvend por dhe liria e medias dhe një sërë probleme të tjera të politikës së ditës kanë qenë në qendër të diskutimit mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers. Takimi i tyre i zhvilluar mes tyre në Presidencë zhvillohet pas incidentit të fundit ku u dhunua gazetari Mero Baze nga biznesmeni Rezart Taçi por dhe pas thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike në të cilën është zhytur vendi. Gjatë takimit kokë më kokë, pa praninë e mediave, Topi dhe Uidhers, siç citohet edhe ne njoftimin zyrtar, kanë diskutuar për konsolidimin e institucioneve të pavarura si dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Në këto pika një vend të rëndësishëm zë pikërisht reforma në drejtësi po ashtu she situata ekonomike. Kjo gjë vërtetohet dhe nga fakti se ambasadori amerikan shoqërohej dhe nga shefi i Çështjeve Politike-Ekonomike i ambasadës, zoti Pol Polete.
Takimi
Presidenti Topi i ka shprehur ambasadorit Uidhers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej. Gjatë takimit është diskutuar më tej rreth situatës politike në vend, konsolidimit të institucioneve të pavarura dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Çështje këto që kanë marrë një rëndësi të veçantë në politikën e ditës për shkak të krizës së krijuar nga mungesa e opozitës në Kuvend. Vendimi i socialistëve për të mos marrë pjesë në punën e ligjvënësit shqiptar ka krijuar një ngërç të madh politik çka është vënë në dukje dhe nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të përbashkët të bërë dy ditë më parë ambasadorët mes të cilëve ai gjerman, austriak, polak apo ambasadorja e Çekisë kanë deklaruar se bojkoti nuk i ndihmon interesit evropian të Shqipërisë dhe se duhet bërë çdo përpjekje nga të dy palët për të gjetur gjuhën e përbashkët në funksion të realizimit të reformave që sigurojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tyre kjo situatë politike po krijon një imazh negativ tek vendet anëtare të unionit, ndërsa aplikimi i Shqipërisë për statusin e kandidatit prej muajsh fle në sirtarët e BE-së. Ambasadori gjerman Bernd Boshard dhe ai austriak Rauing u shprehen se zgjidhja duhet të vijë nga vetë pozita e opozita dhe jo nga ndërhyrja ndërkombëtare. “Kompromisi duhet të zgjidhë situatën, dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dy palët”, - tha Boshard. Kurse austriaku, Florian Rauning theksoi se “që të jeni pjesë e BE-së duhet ti zgjidhni vetë problemet tuaja, e jo të prisni ndërhyrje nga jashtë”. Më e drejtpërdrejtë ambasadorja çeke, Mairketa Fialkova theksoi se bojkoti i Kuvendit nga ana e PS-së nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë. Ndërkohë që mungesa e ligjit për Konferencën Gjyqësore për shkak të mungesës së opozitës në Kuvend ka krijuar konflikt mes kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe numrit dy të KLD-së, Kreshnik Spahia. Një tjetër çështje e diskutuar dje mes Topit dhe Uidhers ishte dhe ajo e lirisë së medias si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës, problem ky që po theksohet fort pas rrahjes së Bazes. Nga ana e tij Ambasadori Uithers, pasi ndau të njëjta mendime me Kreun e shtetit shqiptar, theksoi edhe njëherë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009