PS: “Projektligji antimafia, cenon të drejtat themelore”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagon lidhur me projektligjin që qeveria po përgatit për luftën ndaj krimit dhe klaneve mafioze. Deputeti, Damian Gjiknuri tha se ligji i jep kompetenca të gjera policisë e prokurorisë pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji. “Projektligji, nga disa amendime të veçanta po formësohet si një ligj i ri duke zgjeruar objektin dhe kategoritë mbi të cilin zbatohet, por pa u justifikuar qartë se përse është i nevojshëm një zgjerim i tillë dhe sa problematik ka qenë zbatimi i ligjit në fuqi, nisur nga fakti që një ligj i tillë ka mbi 5 vjet që zbatohet”, - u shpreh deputeti socialist. Partia Socialiste kujton kundërshtimet e ardhura nga ana e shoqatave të avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me këtë ligj, duke paralajmëruar rreziqet që mund të vijnë pas zbatimit të tij. Deputeti Gjiknuri theksoi se miratimi i pa konsultuar i këtij ligji, vetëm me votat e mazhorancës mund të kthehet në një problem për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009