Reagimet Gjermani-Argjentine

Të dy trajnerët kanë aq përvojë në futboll sa ta dinë që një moment mund të përcaktojë gjithçka në futboll. Këtë e thotë i pari Sabeja pasi Argjentina e tij fitoi 3-1 në Frankfurt ndaj Gjermanisë.
“Ishte një ndeshje që pati një moment vendimtar, por edhe një aksion i bukur nga ana jonë që solli penalltinë dhe përjashtimin e portierit. Deri në atë moment, Gjermania luajti më mirë dhe mendoj se ky çast ishte vendimtar. Në përgjithësi, jam i kënaqur nga skuadra. Mesi luajti mirë në pjesën e dytë, sidomos në kombinimet me Higuainin. Ai shënoi dhe ndihmoi shokun e tij. Në përgjithësi, jam i kënaqur”.
Ishte një miqësore, por Joakim Lëv, sërish mendon se ekipi i tij duhej të kishte nxjerrë mësime nga humbja me Italinë në Europian.
“Mendoj se ndeshja, në tërësi, shkoi kundër nesh. Isha shumë i lumtur me 20-25 minutat e para kur sulmuam, bëmë presion dhe mbajtëm topin. E thashë gjatë Europianit se duhet të përmirësojmë saktësinë tonë, të shfrytëzojmë rastet. Pas kartonit të kuq dhe autogolit në fund të pjesës së parë, nuk ishte e lehtë të mbaje ndeshjen nën kontroll sidomos ndaj lojtarëve kaq të talentuar si argjentinasit. Ishte e vështirë, sidomos pas 0-2”.
Ndeshja do të lihet pas dhe do të nisë sezoni i klubeve, ndërsa kur të vijnë finalet e botërorit në Brazil, mbi supet e të dyja skuadrave barra e përgjegjësisë për të fituar do të jetë e rëndë.