Meta LSI kandidate te saj ne 8 maj. PS Meta te fshihet nga turpi

Ilir Meta flet per zgjedhjet e 8 majit duke thene se LSI do te kete kandidatet e saj ne te gjithe vendin . “Nuk do lejojme zgjatjen e artificiale te mandatit te krereve lokale “ tha kreu i Levizjes Socialiste per Integrim duke iu referuar zerave per bllokim te procesit elektoral. I menjehershem ishte edhe reagimi i socialisteve. Deputetja Olta Xhacka tha se Meta pas asaj videoje hajduterie nuk duhet as te guxoje te dale perpara publikut e jo te kerkoje elektorat dhe vota te majta.
"LSI ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s, ku u diskriminua përmes një kodi i cili u njoh ndryshe si kodi anti-LSI, ndryshe pra nga zgjedhjet e 28 qershorit do të ketë përfaqësuesit e saj, komisionerët e saj në tën gjithë vendin. Edhe nëse nuk ndryshon Kodi, përsëri ne të plotësojmë sa më shumë rekomandime të OSBE-ODIHR-it që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e kodit, por kanë të bëjnë me shumë elementë të tjerë të administrimit të procesit zgjedhor. Ne jemi të gatshëm për të përballuar çdolloj skenari destruktiv që synon të zgjasë mandate për pushtetarët vendorë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese vetëm për një arsye, sepse nuk kanë kurajën, sepse nuk kanë bilancin për t’u ballafaquar me votuesit e tyre, të cilëve ata iu përbetuan se do t’i zgjidhnin shumë probleme katër vjet më parë", deklaroi Ilir Meta.
"Ku e gjen vallë guximin Ilir Meta që të dalë akoma para publikut. Me cfarë pafytyrësie duhet për të dalë për të folur për arritje elektorale kur një vend i tërë të ka parë në punë e sipër duke vjedhur me bllok në dorë. Ky njeri që sot duhet të gjejë vend ku të futet pas asaj videoje hajnije të tmerrshme 700 mijë euroshe, ka guximin të akuzojë opozitën dhe të shesë mend se do të bëjë namin në zgjedhjet e ardhshme me ndjesë pastë, LSI. I kujtojmë Ilir Metës se vjedhjet, aferrat e skandalet e dokumentuara me zë e figurë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë një platformë e mirë elektorale për të fituar votat e popullit shqiptar", u shpreh Olta Xhacka, deputete e PS.
Alsat