E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa UEFA, pranë përjashtimit Dinamo e Zagrebit?

Drejtuesit e skuadrës kroate, Dinamo e Zagrebit, i tremben faktit se ekipi i tyre mund të përjashtohet nga kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, Kupa UEFA, pas incidenteve të rënda të dhunës, protagonistë të së cilës u bënë tifozët e saj "ultras". Të enjten e kaluar, në ndeshjen kundër skuadrës së Spartës, disa nga tifozët e saj kanë shkatërruar qendrën e Pragës. Dinamo e Zagrebit është tashmë pjesë e grupit D, së bashku me Totehnem, Spartak i Moskës, e NEC Nijmegen dhe Udineze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›