Adriano shënoi, por i vodhën shtëpinë
Vetëm hajdutët mund të prishnin momentet e jashtëzakonshme që po përjeton Adriano. Grumbullimi në Kombëtare, një tjetër ndeshje si titullar tek Interi, goli në kampionatin italian, që i mungonte prej pothuajse një viti. Të shtunën në mbrëmje, kur sulmuesi shënonte në "San Siro", vila e tij, e cila ndodhet vetëm pak kilometra larg Komos, është bastisur. Hajdutët morën me vete kasafortën që kishte sende me vlerë (e kishin shkulur nga muri) dhe shumë rroba nga garderoba e lojtarit.