E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia, dëmtohen Bufon dhe Kamoranezi

Përfaqësuesja italiane duket gjithmonë e më pak "kampione e botës". Për dy sfidat e tetorit, me Bullgarinë dhe Malin e Zi, Lipi kishte grumbulluar vetëm 10 lojtarë nga ata që ishin në finalen e Berlinit në 2006-ën. Por, numri është reduktuar edhe më shumë pas dëmtimeve të Bufon dhe Kamoranezit, të cilët do të largohen nga grumbullimi. Lojtarët e Juventusit iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe problemi më i madh është për "gardianin": Bufon do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Disi më i lehtë dëmtimi i Kamoranezit, që, sipas doktorëve italianë, nuk do të stërvitet për 15 ose 20 ditë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›