Bundesliga, Riberi është lojtari i vitit
Francezi Frank Riberi mund Luka Tonin dhe shpallet si lojtari më i mirë i vitit në sezonin 2007-2008 në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga. Futbollisti transalpin, i skuadrës gjermane Bajernit të Mynihut, ka grumbulluar 37,3 për qind të votave, duke u renditur i pari në klasifikimin special të përzgjedhjes. Përzgjedhja është bërë në bazë të paraqitjes që secili futbollist ka bërë me skuadrën përkatëse. Ai ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, italianin Luka Toni (19,3%). Në vendin e tretë është braziliani Diego (Verder Bremen) me 17% të preferencave. Çmimi në fjalë jepet nga shoqata e futbollistëve gjermanë.