Topi i Artë, Mesi: Tani nuk më intereson
Lionel Mesi, ylli i ri i futbollit argjentinas dhe i atij botëror, në këtë fazë të parë të kampionatit spanjoll, po kalon një nga momentet më të shkëlqyera të tij, duke u demonstruar edhe si udhëheqësi i kësaj Barcelone. "Dua të fitoj shumë tituj me Barcelonën, duke filluar që këtë vit, ka komentuar talenti këtë periudhë për ‘sport.es‘. E rëndësishme është të vazhdojmë kështu rrugën tonë në ‘La Liga‘ dhe Champions League. Mesi e përfundon prononcimin e tij me një thënie për çmimin më të lakmuar: "Topi i Artë? Për momentin nuk më intereson. Ajo që dua është të fitoj më klubin tim dhe me Kombëtaren".