E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhon Terri shqetëson Anglinë

Anglia është e shqetësuar për kapitenin Xhon Terri. Prezenca e tij për sfidën eliminatore që do të luhet të shtunën me Kazakistanin është në dyshim, pasi mbrojtësi ka pasur probleme në shpinë. Ai nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së martës. Terri është pjesë integrale e skuadrës së drejtuar nga Fabio Kapelo, e cila në mesjavën e ardhshme do të udhëtojë drejt Bjellorusisë, për një ndeshje që cilësohet si mjaft e komplikuar. Përveç lojtarit të Çelsit, probleme fizike kanë pasur edhe Ashli Kol, Ues Braun e Stuart Dauning, të cilët kanë punuar në palestër. Ndërkohë, për Terrin, Skolari kishte thënë se ai mund të luajë në fundjavë, edhe pse nuk do të jetë në 100 për qind të formës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›