Kupa UEFA, projektohet faza me grupe
Milani, shtatë herë kampion i Europës, ka rënë në një grup interesant, pas shortit të hedhur dje për fazën me grupe të Kupës UEFA. Italianët do të ndeshen me Pragën, Portsmuthin, Volfsburgun dhe Herenvenin. "Do të luajmë me skuadra nga kampionatet më të forta në Europë, si Holanda, Portugalia, Anglia dhe Gjermania. Do të jetë një sfidë interesante,tha përgjegjësi organizativ i Milanit, Umberto Gandini. - Nga ana tjetër, ne shihemi si skuadra favorite dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësinë të kualifikohemi. Seria A mbetet prioriteti ynë, por suksesi në Kupën UEFA do të ishte një kënaqësi më vete. Kjo do të na jepte mundësinë të luanim në Superkupën e Europës, e cila është shumë e rëndësishme për ne." Milani do ta fillojë aventurën e tij me udhëtimin për në Herenven, më 23 tetor, ndërsa ndeshja tjetër e tyre jashtë fushë do të jetë ndaj Portsmuthit, debutues në këtë veprimtari. "Eshtë diçka fantastike për tifozët tanë që në pjesëmarrjen e parë në Europë do të ndeshemi me Milanin,tha drejtori ekzekutiv i Portsmuthit, Piter Stori. - Në përgjithsësi, është një grup i ekuilibruar. Nuk është një raund me eliminim direkt ndaj Milanit, kësisoj, kemi shanse të mira për t'u kualifikuar."
Totenhemi, që po vuan në Premier Ligë, ka fituar edicionin e parë të Kupës UEFA dhe synon të fitojë edicion e fundit të "kupës së vogël", e cila nga sezoni i ardhshëm do të quhet Liga e Europës dhe do të ketë një format të ngjashëm me Ligën e Kampioneve. Torenhemi do të jetë në grup me Spartakun e Moskës, Udinezen, Dinamon e Zagrabit dhe holandezët e Nec. Skuadra e Ramosit ka grumbulluar vetëm dy pikë në shtatë ndeshjet e para të kampionatit. "Jam i sigurt se do të bëjmë mirë në këtë veprimtari. Do ta shfrytëzojmë Kupën UEFA për të shtuar besimin në aftësitë tona dhe për të dalë nga momenti i vështirë që po kalojmë,"tha trajneri spanjoll Huande Ramos, i cili e fituar Kupën UEFA dy herë radhazi në drejtimin e Seviljes. Spërsat do të kenë një fillim të vështirë në fushën e Udinezes, e cila kryeson Serinë A, por, të paktën shmangën një udhëtim në të ftohtin e Moskës dhe do të presin Spartakun në fushën e tyre më 18 dhjetor. "Ndeshja e parë ndaj Udinezes do të jetë shumë e vështirë,tha Ramos. - Ata janë skuadër shumë e fortë taktikisht, por edhe e përgatitur teknikisht. Na duhet me çdo kusht një rezultat pozitiv ndaj tyre."
Grupi C duket se është më i forti. Sevilja, fituese më 2006 n dhe 2007 n, do të ketë si kundërshtar gjermanët e Shtutgartit, Sampdorian, Partizanin e Beogradit dhe Standartin e Liezhit, kampion i Belgjikës. Një nga drejtuesit e Seviljes, Manuel Fernandez, ishte optimist për faktin se skuadra e tij mund të arrijë në 1/32 t e finaleve. "E dimë që grupi është relativisht i vështirë, por unë mendoj se, nëse luajmë ashtu si dimë, atëherë mund të kualifikohemi,tha ai për "Reuters". Ne konsiderohemi si një nga skuadrat më të mëdha në Europë, falë asaj që kemi arritur në Kupën UEFA. Kësisoj, e vlerësojmë shumë këtë veprimtari, e cila ka qenë mjaft e rëndësishme në historinë tonë."
Në Grupin F bëjnë pjesë tri skuadra, që në të kaluarën janë shpallur kampione europe. Hamburgu, Ajaksi dhe Aston Vila i shtohen Spartës së Pragës (kampione e Çekisë) dhe debutuesve sllovakë Zilina. Valencia, fituese e Kupës UEFA në vitin 2004, bën pjesë në Grupin G me Bryzhin, Rozenborgut, Kopenhagenin dhe Sant Etienin. Skuadra e Emereit, që kryeson kampionatit spanjoll, nuk duhet ta ketë të vështirë të marrë një nga tri vendet e para, që sigurojnë kualifikimin.
CSKA ja e Moskës, e cila synon të mbajë kurorën në Rusi, pas suksesit që arriti Zeniti sezonin e kaluar, do të jetë në grup me Deportivo La Korunjën dhe Fejënordin, dy herë fitues i kësaj veprimtarie. Nensi dhe Pozhnan janë ekipet e tjera në këtë grup. Ndeshjet e para për fazën me grupe do të luhen të enjten, më 23 tetor, ndërsa kjo fazë do të mbyllet më 18 dhjetor, një ditë përpara shortit për 1/32 t e finaleve. 24 skuadrave të kualifikuara në fazën me grupe do t'u shtohen tetë vendet e treta në grupet e Championsit. Finalja e këtij edicioni do të luhet në stadiumin e Manester Sitit.
Kupa UEFA
Faza me grupe
GRUPI A
Shalke (Gjermani)
Paris SG (Francë)
Manester Siti (Angli)
Santander (Spanjë)
Tvente (Holandë)
GRUPI B
Benfika (Portugali)
Olimpiakos (Greqi)
Gallatasaraj (Turqi)
Herta Berlin (Gjermani)
Kharkiv (Ukrainë)
GRUPI C
Sevilja (Spanjë)
Shtutgart (Gjermani)
Sampdoria (Itali)
Partizan B (Serbi)
Standard (Belgjikë)
GRUPI D
Totenhem (Angli)
Spartak M (Rusi)
Udineze (Itali)
Dinamo Z (Kroaci)
Nec (Holandë)
GRUPI E
Milan (Itali)
Herenven (Holandë)
Braga (Portugali)
Portsmuth (Angli)
Volfsburg (Gjermani)
GRUPI F
Hamburg (Gjermani)
Ajaks (Holandë)
Slavia P (eki)
Aston V (Angli)
Zilina (Sllovaki)
GRUPI G
Valencia (Spanjë)
Bryzh (Belgjikë)
Rozenborg (Norvegji)
Kopenhagen (Danimarkë)
Saint Etien (Francë)
GRUPI H
Cska Moskë (Rusi)
Deportivo (Spanjë)
Fejënord (Holandë)
Nensi (Francë)
Le Pozhnan (Poloni)