Kupa e Azisë, kalonIraku, Koreja e Veriutnë shtëpi
AZI- Janë zhvilluar ndeshjet e fundit në grupe për Kupën e Azisë, ku spikat kualifikimi për në turin tjetër i Irakut. Kampionët në fuqi mundën 1-0 Korenë e Veriut, duke shkuar në çerekfinale, ku do të ndeshen me Australinë. Jasim ishte heroi i irakenëve, me golin e tij në minutën e 22-të. Ndërkohë, për koreano-veriorët ishte Jong Tae-Se ai që pati mundësitë më të mirë për të barazuar, por ai humbi dy raste të mira përballë portierit të Irakut. Në stadium ishin edhe 200 tifozë nga vendi komunist, të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar. Koresë së Veriut i duhej të fitonte në këtë sfidë për t’u kualifikuar, ndërkohë që irakenëve u mjaftonte edhe barazimi.
Ndërkohë, gjithçka e thjeshtë për Iranin, që ishte kualifikuar edhe para takimit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Skuadra iraniane gjithsesi ka fituar 3-0, duke marrë 9 pikë të plota në grup. Tashmë Irani do të përballet me Korenë e Jugut, në një nga ndeshjet më të forta të fazës çerekfinale. Megjithëse ndeshja ndaj Emirateve të Bashkuara nuk kishte shumë rëndësi për iranianët, në fushë nuk munguan momentet e rënda dhe arbitri nxorri nga fusha e lojës dy futbollistë. Për t’u theksuar edhe goli i tretë, që u shënua nga lojtari i Emirateve Abas, autor i dy autogolave në këtë Kupë Azie.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)