Morati: Nuk kamthënë kurrë setitulli mori fund
MILANO- Masimo Morati ka mbetur tepër i kënaqur nga fitorja 3-2 e Interit ndaj Çezenës, megjithëse skuadra kampione e Evropës vuajti shumë në momentet e fundit. Tashmë distanca me Milanin kryesues është vetëm 6 pikë dhe kreu i klubit zikaltër beson gjithnjë e më shumë te titulli kampion.
“Jam i kënaqur, jo vetëm për rezultatin, por edhe për pjesën e parë shumë të mirë. Jemi mësuar të vuajmë, pastaj një rënie e vogël mund të qëndrojë për shkak se rezultati shkoi 2-0. Dalja e Militos bëri që gjërat të ndryshonin, - u shpreh Morati. – Rihapje e kampionatit? Unë nuk e kisha konsideruar kurrë të mbyllur, sepse sezoni është aq i gjatë, sa nuk i dihet kurrë. Ndryshimet e bëra nuk i kisha parashikuar, por po na japin të drejtë”, shtoi presidenti i Interit.
Morati i thuri elozhe edhe trajnerit Leonardo. “Është një person shumë inteligjent dhe ka shpejtësi dhe aftësi të transmetojë te skuadra atë që mendon”, tha ai. Për ndeshjen me Udinezen, të dielën, Interi nuk do të ketë të gatshëm Diego Militon.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)