Van Gal dorëzohet:Të luftojmë përvendin e dytë
GJERMANI- Pas barazimit me Volfsburgun, Luis Van Gal ka ngritur flamurin e bardhë. Ai e ka quajtur titullin të humbur, ndërsa është shprehur se Bajerni tani e tutje duhet të luftojë për vendin e dytë, duke qenë se diferenca me Borusian kryesuese ka shkuar në 16 pikë.
“Në këtë pikë duhet të mendojmë për vendin e dytë dhe të bëjmë sa më shumë pikë të jetë e mundur, - deklaroi tekniku holandez. – Ta mbyllim sezonin të dytët nuk do të ishte një rezultat i keq”. Përmbysja duket një mision vërtet i pamundur për bavarezët.
Bajerni do të ndeshet këtë të shtunë me Kaizerslauternin, skuadër që në fazën e parë i ka mundur bavarezët 2-0 në fushën e saj. Van Gal nuk do të ketë të gatshëm francezin Frenk Riberi, që doli i dëmtuar nga ndeshja me Volfsburgun, por në fushë pritet të jetë nga minuta e parë holandezi Arjen Roben.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)