Bashkëthemeluesi i projektit intelektual për të ardhmen e energjisë
Problemet për të ardhmen e energjisë kanë zgjidhje
“Newsweek”
Fjala “dijetar” është shpikur për një njeri si Nathan Myhrvold, i cili fitoi një çmim në fizikën teorike në moshën 23 vjeçare. Sot ai është i njohur si Bashkëthemeluesi i projektit intelektual për energjinë. Fareed Zakaria, nga Newsweek ka bashkëbiseduar me të për energjinë alternative dhe gjeoinxhinierinë
Cilat lloje të teknologjisë janë më thelbësoret për të ardhmen e energjisë?
Ka një kufizim midis përdorimit të erës apo rrezeve diellore. Njerëzit flasin për një përqindje prej 30% të fuqisë energjitike të Amerikës nga ripërtëritja, por nuk mund të arrijë kjo shifër deri në 100%, për shkak të pasigurisë.
Cilat janë mundësitë e tjera?
E vetmja gjë që mund të bëni është avancimi i energjisë bërthamore. Jam një fans i madh i kësaj dhe po punojmë si staf pikërisht në këtë fushë. Energjia nukleare është një bazë e rëndësishme - që do të thotë se fuqinë e saj mund ta shfrytëzosh në çdo kohë, ditën dhe natën - pa karbon.
Ndodh edhe akumulimi i energjisë. Nëse ke një bateri të mirë, nuk ka rëndësi nëse dielli ka perënduar dhe era pushon herë pas here.
Përse vallë teknologjia e baterisë është kaq e vështirë për t’u përmirësuar?
Gjëja dëshpëruese në këtë mes lidhur me teknologjinë e baterisë është se në fakt ajo përmirësohet, por ky proces ndodh shumë ngadalë. Ekzistojnë një sërë problemesh për shkencën lëndore dhe për kiminë, që çojnë në përpjekjet për përmirësimin e kësaj teknologjie. Mbase dikush ndonjë ditë do të dalë me ndonjë ide të jashtëzakonshme. Nëse jo, kam frikë se përdorimi i baterive në energjinë elektrike dhe në transport ka për t’u kufizuar së tepërmi.
Duket sikur ju nuk besoni se teknologjia e tanishme mund të sjellë një të ardhme për energjinë alternative të zbatueshme.
Nuk ekziston ende asnjë e zbatueshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta thënë këtë.
Kjo është arsyeja që ju interesoheni më shumë te strategjitë e përshtatjes?
Po. Le të supozojmë se kjo teknologji perfekte ekziston sot. Do të duhej një punë e jashtëzakonshme të ndërtoje gjithë këto impiante. Na duhet të ecim përpara me gjeo-teknikën (taktika e përdorimit të teknologjisë për të shndërruar klimën globale) në rast se do të na nevojitet. Duhet shumë maturi.
Ju keni vënë shenjën e barazimit me idenë e imitimit vullkanik që të bllokohen pjesërisht rerzet diellore, kësisoj të lehtësohet disi ngrohja globale. A mendoni ende se kjo është ide e mirë?
Nëse do të kishim një sistem shpërndarjeje të sulfurit të dioksidit në atmosferën më të lartë, do ta zbehnim ndriçimin e diellit vetëm 1% dhe kjo do të realizohej në mënyrë të padukshme. Nuk po them se do ta realizonim këtë që nesër. Po pohoj se duhet të studiojmë më shumë që të kuptojmë mirë fjalën pro dhe kundër në rast se do të na duhet ta pozicionojmë atë kur na nevojitet.
Por vullkani në Islandë ka hedhur një pjesë të madhe hiri dhe nga kjo kanë ardhur ndikime shumë të vogla te klima.
Vullkani i Islandës nuk ishte aq i fuqishëm sa hiri të arrinte deri në atmosferë, sa për të ndikuar te klima. Më 1783 një vullkan më i madh po në Islandë shpëtheu dhe në dimrin e vitit 1874 në Europë moti u ftoh jashtëzakonisht shumë.
Përse mendoni se njerëzit në komunitetin rrethues nuk e pranojnë gjeoinxhinjerinë?
Ata reagojnë kësisoj për dy arsye. Njëra është se pjesa më e madhe e ndryshimeve mjedisore është anti-teknologji. Ata janë gati të thonë “A nuk ka për të qenë një pasojë e pamenduar?” Dhe unë i them, po, ka! Kur kirurgu u zemrës bën bypass, juve ndjeni dhimbje, por ama shpëtoni jetën. Mendoj se një tjetër arsye është më politike. Shumë ambjentalistë e ndjejnë se çdokush beson se ka një pozicion fare të thjeshtë, të gjithë pyesin. Ata nuk kanë për ta tatuar karbonin.
Të gjitha këto shqetësime nuk jua kthejnë mendjen apo jo?
Ende mendojmë të djegim qymyr për të prodhuar elektricitetin më të madh në botë, deri sa të zotërojmë ndonjë burim më të fuqishëm. Jam krejtësisht i bindur se të gjitha këto probleme do të zgjidhen. Dua të jem i qartë: ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Përgatiti: Rudina Dahri