Tragjedia e Gërdecitreportazh në Al Xhazira

TIRANE- Me pamjet e shtëllungës së tymit që dy vjet më parë bëri xhiron e botës, fillon reportazhi për tragjedinë e Gërdecit në televizionin Al Xhazira, i përgatitur nga gazetarja Ilva Tare.
Përmes një rrëfimi të dhimbshëm të familjarëve të viktimave dhe dëshmive prekëse, gazetarja tregon se si pas më tepër se 2 vjetësh nga 15 marsit i 2008-ës, kur u ndërprenë dhjetra jetë njerëzore, qindra u plagosën, u shembën shtëpitë e bizneset, familjarët e viktimave enden në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi.
‘Askush në Shqipëri nuk do të mund të harrojë 15 marsin e 2008-ës’ fillon rrëfimi i gazetares ndërsa tregon se si shpërthimi i fuqishëm trazoi në një ditë pushimi shqiptarët, të cilët përjetuan një tragjedi që as që e kishin menduar ndonjëherë.
Gazetarja tregon me detaje historinë e krijimit të fabrikës së demontimit të municioneve në fshatin pak kilometra larg kryeqytetit e shumë afër aeroportit të Rinasit. Përmes pamjeve amatore të filmuara në brendësi të fabrikës dhe dëshmive të drejtpërdrejta të të intervistuarve, dokumentari tregon se si në fabrikë punonin fshatarë pa përvojë, madje edhe fëmijë që cmontonin me duart e tyre mijëra predha artilerie.
“Aksidentet mund të ndodhin, por kur në një fabrikë lejohen fshatarë pa përvojë të zhveshin e të cmontojnë mijëra predha artilerie, atëherë është e vështirë për ta quajtur shpërthimin një vepër të perëndisë” shprehet gazetarja e emisionit “Bullets and Bucks” në televizionin Al Xhazira.
Materiali që zgjat 24 minuta paraqet provat e dokumentuara që lidhin ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari dhe biznesmenin shqiptar Mihal Delijorgji me përgjegjësinë e shpërthimit të fuqishëm.
Më pas sillen denoncimet e opozitës shqiptare për lidhje të mundshme të djalit të kryeministrit Berisha me kompaninë e demontimit të municioneve. Partia Socialiste denoncoi në atë kohë kontaktet telefonike mes Shkëlzen Berishës dhe Mihal Delijorgjit përpara se të shpërthente fabrika.
Analisti Mero Baze rrëfen se si djali i kryeministrit Berisha bëri përpjekje për të lejuar kompaninë Sauthern Ammunition Compani të merrte përsipër demontimin e municioneve në Gërdec. “Nëse nuk do të kishte mbështetje politike atëherë nuk do të ndodhte kështu”- shprehet Baze.
(e.n/BalkanWeb)