E Diel, 1 Nëntor 2026

"Në Itali kthehem vetëm për Romën"

Edhe pse aventura e tij te Çelsi sapo ka filluar, Karlo Ançeloti po mendon për rikthimin në Itali. Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit konfirmoi se një ditë dëshiron të drejtojë stolin e Romës, skuadër ku ka luajtur tetë sezone si futbollist. "Do të më pëlqente të kthehesha te Roma. Ajo është skuadra e vetme italiane që do më pëlqente të drejtoja", deklaroi 50-vjeçari. Ançeloti foli edhe për situatën te Milani, duke analizuar nisjen e keqe të sezonit. "Ndoshta skuadra ka humbur motivimin pas largimit të Kakasë. Ronaldinjo? Problemi është më i thjeshtë nga sa duket: braziliani duhet të stërvitet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›