Berisha: Morëm 3.2 miliardë euro kredi
Qeveria miratoi dje marrjen e kredive në shumën prej 3.2 miliardë euro për investime në infrastrukturë, energjetikë, ujësjellësa dhe modernizimin e spitaleve. Duke folur në mbledhjen e kabinetit, Kryeministri Berisha deklaroi se ndryshe nga pesë vjet më parë, këto kredi nuk kanë për qëllim rritjen e pagave dhe pensioneve. “3.2 miliard euro është financimi, me të cilin Shqipëria do të ndryshohet tërësisht në infrastrukturën e saj rrugore, në infrastrukturën ujore, në energjetikë, në lidhjet e saj elektrike. Dua t’ju informoj se në takimin e djeshëm me BERZH-in i kërkova këtij institucioni të madh financiar të konsiderojë me seriozitetin më të madh, të marrë nismën për projektin tjetër madhor midis Tiranës dhe Prishtinës, linjën hekurudhore”, u shpreh Kryeministri. Sipas tij, Qeveria shqiptare është e besueshme në tregun ndërkombëtar, për këtë qëllim, ajo mund të marrë kredi në këtë shumë. “Kredia vjen nga credia, besoj. është marrë fjala besim për veprimtarinë bankare. Kreditoj, do të thotë para së gjithash, besoj. Në qoftë se diku ka krizë besimi, ekziston besim i plotë ndaj ekonomisë dhe Qeverisë shqiptare. Kredio-besoj dhe neve na besojnë. Kjo është e vërteta. Një faktor shtesë madhor ishte mesazhi që dërguam me ristrukturimin e buxhetit. Miqtë dhe partnerët tanë financiarë e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer, si dëshmi e seriozitetit të kësaj Qeverie. Ndaj edhe këto kredi kapin vlerën 3.2 miliardë euro, por unë ju garantoj se në çdo rast dhe në çdo nevojë, ato mund të njohin pa asnjë vështirësi, rritje të mëtejshme, në përputhje me objektivat e kësaj Qeverie”, theksoi më tej Kryeministri.
Tabela e kreditorëve
Rruga Tiranë-Elbasan
Banka Europiane e Investimeve
Banka Islamike e Zhvillimit
Rrugët rurale
Banka Islamike,
Fondi i OPEC-ut dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Qeveria japoneze financim 100 milionë USD
Financimi i SME
Korporata Financiare Ndërkombëtare
Linja elektrike
Tiranë-Prishtinë
Tiranë-Shkup
Banka Gjermane e Zhvillimit
Hidrocentralet
Banka Gjermane e Zhvillimit shtesë (40 milionë euro për turbinën e re në Vaun e Dejës)
Ujësjellësat
Banka Gjermane e Zhvillimit shtesë (50 milionë euro)
Rruga e Arbrit
Banka e Detit të Zi
Boshti i Jugut
Fondet e Gjirit
Rruga Qafë-Pllocë-Librazhd
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (bashkë me projektet shtesë)
Modernizimi i 6 spitaleve
Qeveria austriake me kredi të butë