Kupa e Kampioneve, Inter bën mrekulli në Kiev
E pabesueshme por Inter ka mundur të kthejë në favorin e vet një ndeshje thuajse të humbur. Në vetëm tre minuta skuadra e Jose Mourinjos, falë golave të Militos dhe Shnajder, ka arritur të marrë një fitore të merituar në Kiev ndaj Dinamos, kur kjo e fundit kishte kaluar më parë në avantazh me anë të Andrij Shevçenkos. Aktualisht Inter kryeson grupin F me 6 pikë e ndjekur nga Rubin Kazan dhe Barcelona, të cilat barazuan po dje në Rusi. Dy ndeshjet e fundit në këtë grup, Rubin Kazan-Dinamo Kiev, Barcelona-Inter si dhe Inter-Rubin Kazan e Dinamo Kiev-Barcelona do të vendosin përfundimisht edhe dy ekipet që do të kualifikohen. Ndërsa ka komplikuar disi pozitën e vet, duke lënë në dilemë të madhe kualifikimin, skuadra e Liverpulit. “Reds” nuk mundën që të mbanin avantazhin e krijuar nga goli i Rajan Babel duke barazuar vetëm në minutën e fundit nga Lioni. Francezët quhen thuajse të kualifikuar, ashtu si edhe italianët e Fiorentinës, të cilët shkatërruan hungarezët e Debrecenit. Në grupin G, Sevilja edhe pse barazoi me Shtutgartin është kualifikuar për më tej ndërsa gjermanët janë ende në luftë për vendin e dytë në grup. Ndërkohë rumunët e Unirea barazuan me Rejnxhers, duke mbajtur shpresat lart jo vetëm për vendin e dytë, por edhe për një pozicion që të çon në Europa League, synim i skuadrës së Dan Petreskut. Ndërkaq në grupin H, Arsenali është kualifikuar duke lënë standartin e Liezhit dhe Olimpiakosin në “luftë” për vendin e dytë në këtë grup. Belgët fituan mbrëmë ndaj skuadrës së Zikos 2-0 ndërsa Arsenali i Vengerit shkatërroi Alkmarin (4-1).
Champions League
Grupi E
Fiorentina-Debreceni 5-2
Adrian Mutu 14', Dario Dainelli 52’, Riccardo Montolivo 59', Marco Marchionni 61’, Alberto Gilardino 74'/ Gergely Rudolf 38’, Adamo Coulibaly 70’
Lion-Liverpul 1-1
Lisandro 90'/ Ryan Babel 83’
Grupi F
Rubin Kazan-Barcelona 0-0
Dinamo Kiev-Inter 1-2
Andrej Shevchenko 21'/ Diego Milito 86’, 89' - Wesley Sneijder 89’
Grupi G
Sevilja-Shtutgart 1-1
Jesus Navas 14'/ Zdravko Kuzmanovic 78’
Unirea-Rejnxhers 1-1
Marius Daniel Onofras 88'/ Lee McCulloch 78’
Grupi H
Arsenal-AZ Alkmar 4-1
Cesc Fabregas 25', 52’, Samir Nasri 43', Abou Diaby 72'/ Jeremain Lens 82’
Standard-Olimpiakos 2-0
Dieumerci Mbokani 30', Milan Jovanovic 88'