E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët fitojnë guvernatorët në Virxhinia dhe Nju Xhersi

 

Kandidatët republikanë kanë fituar zgjedhjet në dy shtete kyçe për guvernator gjatë votimeve në disa shtete amerikane, në Virxhinia dhe Nju Xhersi. Katoi zgjedhje konsideroheshin si test për mbarëvajtjen e administratës së presidentit Barak Obama dhe politikave të tij, pasi ishin të parat që pas zgjedhjeve të nëntorit. Fushatat e të dy palëve u dominuan nga çështjet mbarështetërore. Vota pro republikanëve u konsiderua si goditje për administratën Obama. Por Shtëpia e Bardhë nuk ka shprehur shqetësim për këtë fitore të rivalëve. “Obama nuk i ka ndjekur rezultatet”, tha zëdhënësi i presidentit Robert Gibbs pas përfudnimit të votimeve. Virxhinia dhe Nju Xhersi janë dominuar nga papunësia dhe frika për humbjen e vendit të punës, por ky ishte sinjalizimi i parë i pakënaqësisë për presidencën e Obamës. Megjithatë edhe analistët politikë janë shprehur në media se vota në dy shtetet lindore tregon ndryshimin e preferencave të votuesve në mbështetje të kandidatëve republikanë dhe parashikon se Partia Demokrate do të ketë probleme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm që zhvillohen në të gjitha shtetet për Kongresin Amerikan në të cilin tani ka shumicë të konsiderueshme. Virxhinia njihet si shtet demokrat. Kjo ishte fitorja e parë e një guvernatori republikan, Bob McDonnel i cili mori edhe votat e të pavarurve duke kaluar në avantazh të konsiderueshëm krahasuar me rivalin demokrat, Kreig Dids. Një vit më parë votuesit e pavarur mbështetën Barak Obamën për president. Ndërsa Nju Xhersi konsiderohej një bazë e fuqishme demokrate të paktën për 12 vitet e fundit, por rikandidimi i guvernatorit demokrat, Xhon Kornize, u përmbys nga republikani Kris Kristi më një diferencë të vogël votash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›