Situata në Shkodër, Mujota: FSK po punon për evakuimin e 300 banorëve
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës,po punojë intensivisht për evakuimin e mbi 300 banorëve të prekur nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Kështu bëri të ditur ministri i FSK-së,Fehmi Mujota duke shtruar se në bashkëpunim me autoritetet shqiptare,trupat e dërguara nga Kosova do të vazhdojnë ti ndihmojnë shtabin e emergjencave,në përballimin e kësaj situate.
"Trupa e jonë ka bërë një punë të rëndësishme me evakuimin e më tepër se
300 banorëve në zonat me të goditura, dhe ka treguar një aftësi
veprimi, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, nivelit qeveritar dhe
atij lokal në kuadër të shtabit të emergjencave që është ngritur atje",
beri te ditur Fehmi Mujota, ministër i FSK-së.
FSK është në gadhishmëri të plotë për të dërguar trupa shtesë në rast se
do të paraqitet nevoja."Trupa e Mbrojtjes së Kosovës do të jetë e
angazhuar për aq kohë sa ka nevojë në terren dhe konform kërkesave të
autoriteteve të Shqipërisë dhe kërkesës që do të bëni ju kryeministër,
qoftë për tërheqjen, për kontingjent shtesë nëse ka nevojë në situata të
caktuara do ti përgjigjemi me kohë", vijoi Mujota.
Dërgimi i trupave të FSK-së në Shqipëri u bë me vendim të Qeverisë së
Kosovës për të ndihmuar forcat e ushtrisë dhe të policisë shqiptare në
operacionet e ndihmës dhe shpëtimit të personave të prekur nga
përmbytjet.
Shkëlzen Osmani
< I mëparshmi