E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gega në vendin e Bushatit, Strakosha merr Under-17

Përpara konferencës së djeshme për shtyp, presidenti Duka deklaroi lëvizjet e bëra në krye të skuadrave kombëtare të moshave. “Do të doja t’ju bëja publik ndryshimin e trajnerit të ekipit U-21. Artan Bushati është larguar nga drejtimi i ekipit me dëshirën e tij dhe këtë detyrë do ta marrë ish-trajneri i ekipit U-19, zoti Skënder Gega, i cili do të fillojë punë që nga dita e nesërme dhe vendin e trajnerit të ekipit kombëtar U-19 do ta marrë një tjetër ish-futbollist i ekipit tonë kombëtar, Foto Strakosha. Për organizimin e stafefe të tyre, brenda kësaj jave, së bashku me trajnerët do të bëjmë kompletimin e stafit për të filluar menjëherë aktivitetin dhe për të qenë të gatshëm.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›