E Diel, 1 Nëntor 2026

Renditja botërore, diktat anglez

Top-News -Skuadra e Celsit ruajti vendin e parë në renditjen botërore të klubeve të publikuar nga federate botërore e statistikave dhe historisë në futboll. Menjëherë pas londinezëve janë kampionët e Premier Ligës, Mancester Junaitid të cilët kompletojnë hegjemoninë angleze me 3 ekipe të klasifikuara në 5 më të mirat e botës. Për bazë në këtë renditje është marrë paraqitja e skuadrave nga prilli i 2007 deri në fundin e marsit të këtij viti ku skuadra e Abramovic ka koleksionuar më shumë pikë se rivalët. Me 274 pikë pas krahëve të Celsit ndodhen ‘Djajtë e kuq' të skocezit Ferguson të cilët kanë rrëmbyer vendin e parë pas rezultateve të dobëta të Milanit. Për kampionët e botës një rënie që pritej edhe pse kanë ruajtur pak nga shkëlqimi i tyre që prej finales së Jokohamës. E katërta në renditje skuadra spanjolle e Sevijës me 260 pikë dhe që vetëm pak muaj më parë kryesonte bindshëm këtë klasifikim të IFFH-së. Për të parë një tjetër ekip prestigjioz si Real Madrid duhet zbritur në vendin e 29-të ndërsa skuadra më e mirë e muajit të sapombyllur është shpallur River Pleit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›