E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, rezultatet e dites 2

/* */

Bardheblutë arritën një sukses minimal në transfertë, në fushën e vështirë të Laçit. Skënderbeu doli fitues në përballjen e zhvilluar në Korçë me Kastriotin. Apolonia fitoi me goleadë me Shkumbinin në Peqin.

GRUPI A

Bardheblutë arritën një sukses minimal në transfertë, në fushën e vështirë të Laçit, falë një goli të realizuar në minutën e 90-të nga i zakonshmi Bekim Bala, duke pasur gjashtë pikë të plota në grupin A. Apolonia fitoi me goleadë me Shkumbinin në Peqin, me rezultatin 3-4. Spikati Ribaj me tripletën e tij për fierakët.

GRUPI B

Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 me Teutën, me Vilfor Hysën (30’) që u bë sërish në protagonistin absolut të ndeshjes. Pogradeci fitoi 3-1 me Kamzën, me dy gola nga dy Çekiçët, Griseldi 59’ dhe Albi 68’, si dhe me golin e Jahajt (86’) të realizuar me penallti.

GRUPI C
Skënderbeu doli fitues në përballjen e zhvilluar në Korçë me Kastriotin, duke fituar pastër 2-0: Tahirllari 42’dhe  Muzaka 86’. Luftëtari fitoi 1-0 me Besën, me shënues Shehaj (69’).

GRUPI D

Vllaznia dhe Bylis u ndanë në barazim pa gola, me shkodranët që patën në bankinë Elvis Plorin. Dinamo konfirmoi krizën e thellë, pasi humbi 2-1 me Elbasanin në kryeqytet: Lala shkurtoi diferencën pas dy golave të realizuar nga Gava (p) dhe Tafani.

KUPA E SHQIPËRISË
DITA E DYTË

Grupi A
Laçi-Tirana 0-1
Shënues: Bala 90’
Shkumbini-Apolonia 3-4
Shënues: Isaji 18’, Lluca 57’, A.Magani 66’/ Ribaj 6’, 10’, 35’, Pasha 46’

1. Tirana         2     6
2. Laçi         2    3
3. Apolonia     2     3
4. Shkumbini     2    0

Grupi B
Flamurtari-Teuta 1-0
Shënues: Hysa 30’
Pogradeci-Kamza 3-1
Shënues: G.Çekiçi 59’, A.Çekiçi 68’, Jahaj 86’ (P)/ Oladatunji 90’

1. Pogradeci     2    4
2. Flamurtari     2     3
3. Kamza        2    3
4. Teuta        2     1

Grupi C
Skënderbeu-Kastrioti 2-0
Shënues: Tahirllari 42’, Muzaka 86’
Luftëtari-Besa 1-0
Shënues: Shehaj 69’

1. Skënderbeu    2     6
2. Kastrioti    2    3
3. Luftëtari     2    3
4. Besa        2    0

Grupi D
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38’ (P), Tafani 73’

1. Vllaznia     2    4
2. Bylis        2    4
3. Elbasani    2    3
4. Dinamo        2    0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›