E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet Mirel Josa, lojtarët gjobiten me 30% të pagës

Pas një serie rezultatesh negative, drejtuesit e bashkisë së Shkodrës kanë vendosur që të shkarkojnë nga detyra trajnerin Mirel Josa. Gjithashtu, edhe lojtarët janë gjobitur për paraqitjet e tyre të dobëta me 30% të pagës. Në deklaratën e tij, Josa është shprehur se i vinte keq për këtë lajm, porse nuk dëshironte ta kundërshtonte vendimin e marrë nga Bashkia. Ndërkohë, mes tifozëve kuqeblu kanë nisur hipotezat për zëvendësin e Josës. Dy janë kandidaturat më të mundshme, Sulejman Starova dhe Edi Martini. Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare për momentin dhe në ndeshjen e sotme për Kupën e Shqipërisë, Vllaznia do të drejtohet nga Elis Flori, zëvendësi i Josës.

Kupa e Shqipërisë

Raundi 2

Grupi A

Laçi – Tirana

Shkumbini – Apolonia

Grupi B

Flamurtari – Teuta

Pogradeci – Kamza

Grupi C

Skënderbeu – Kastrioti

Luftëtari – Besa

Grupi D

Vllaznia – Bylis

Dinamo - Elbasani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›