“Topi i Artë” Vetëm një italian dhe një anglez në listën prej 50 emrash
Di Natale dhe Runi mbajnë flamurin e dy vendeve që janë eklipsuar nga spanjollët, gjermanët apo argjentinasit
Pavarësisht se mbetet futbolli më elitar në planet, Premier Liga përfaqësuhet vetëm nga Uejn Runi në listën e gjatë prej 50 lojtarësh, të cilën FIFA do ta publikojë zyrtarisht vetëm më 1 nëntor. Të njëjtën situatë po kalon edhe Serie A, që gjithashtu ka vetëm një përfaqësues, ndryshe nga Spanja e cila ka tetë lojtarë në listë në gjenddje për ta fituar treofeun, apo Gjermania me shtatë të tillë. Mohikanët e fundit për Italinë dhe Anglinë quhen Antonio Di Natale dhe Uejn Runi. Nëse i pari futet në listë për shkak se ka fituar dy vite radhazi trofeun e kryegolashënuesit në Apenine, i dyti vjen nga një sezon aspak produktiv për të. Sidoqoftë, duket se “Topi i Artë” edhe këtë vit do të jetë pronë e Barcelonës. Kandidaturat e Kampioneve në fuqi të Europës edhe këtë vit dominojnë duke rreshtuar 9 lojtarë që synojnë fitimin e trofeut prestigjioz. Në sezonin e kaluar Mesi, Ksavi dhe Injesta ishin në garë në tre vendet e para dhe e njëjta situatë mendohet të përsëritet edhe në këtë vit duke parë 9 lojtarët e përzgjedhur katalanas mes 50 kandidaturave të vitit 2011. E përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo ka zbuluar disa prej emrave që do të konkurrojnë për trofeun që jepet nga FIFA tashmë në bashkëpunim edhe me France Futboll . Mes të kuotuarëve të pritshëm: Mesi, Ksavi e Injesta protagonist të padiskutueshëm të edicionit të kaluar përkrah tyre renditen edhe emrat e tjerë të kampionëve të Europës: Pike, Pujol , Fabregas, David Vija, Dani Alvezh dhe Erik Abidal. Si në çdo sezon, kërcënimi për të rrëmbyer këtë trofe vjen nga rivalët e Realit të Madrit, të cilët konfirmojnë 5 kandidatura: K. Ronaldo, Kasilis, Ksabi Alonso ,Ozil dhe Kedira. Midis ekipeve përfaqësuese është Spanja ajo që udhëheq me 9 kandidatura e ndjekur nga Gjermania me 7 (Shvajnshtajger , Lahm , Gomez, Tomas Myler , Klose dhe dy lojtarët madrilene: Ozil e Khedira).