Zjarr ne fabriken e vajit te automjeteve. Nuk ka viktima

Një zjarr ka përfshirë një fabrikë vaji automjetesh në Vaqarr të Tiranës. Flaket kane rënë në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij. Fatmirësisht nuk ka patur asnje te lenduar, ndërkohe që në momentin e rënies së zjarrit në fabrike gjendeshin vetëm dy rojet e objektit. Nderhyrja e menjëhershme e dy zjarrfikësve fillimisht bënë të mundur të shpëtonte linja e prodhimit si dhe depozitat e mëdha të vajit te automjeteve që gjenden në pjesen tjeter të fabrikës.