E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea refuzohet për Villan

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 17:35

Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 27 milionë funtesh nga Chelsea për sulmuesin David Villa.

Sipas të përditshmes angleze Daily Mirror, kampioni aktual i Evropës dhe i Spanjës ka publikuar ofertën e Chelseas në mediet katalane.

Gjiganti anglez ka paraqitur ofertë për sulmuesin spanjoll, por ajo u refuzua nga Barcelona që paralajmëroi se dëmshpërblimi i Villas është plot 178 milionë funte.

Mbetet e paqartë nëse oferta ishte bërë nga pronari i Chelseas, Roman Abramovich, apo menaxheri i ri, Andre Villas-Boas, i cili u emërua në detyrë javën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›