Criscito në Zenit St Petersburg
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 17:38
Domenico Criscito është futbollist i ri i Zenit St Petersburgut.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi rus nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në uebfaqen e tij zyrtare.
Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Genoas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e udhëhequr nga trajneri italian Luciano Spalletti dhe do të përfiton 3 milionë euro në sezon.
Sipas medieve italiane, transferimi i tij i kushtoi Zenitit rreth 12 milionë euro. Criscito do ti bashkohet skuadrës së tij të re më 8 korrik.