De Gea, vizita mjekësore në Man Utd
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 17:32
David de Gea ka mbërritur në Angli të hënën për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore para transferimit të tij në Manchester United, kanë bërë të ditur mediet angleze.
Portieri spanjoll është identifikuar nga Sir Alex Ferguson si pasardhës afatgjatë i Edwin van der Sarit në Old Trafford.
Manchester United është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për transferimin e De Geas, i cili konsiderohet si njëri prej portierëve më premtues në Evropë.
De Gea konfirmoi potencialin e tij të shtunën duke i ndihmuar Spanjës të triumfojë në Kampionatin evropian U-21.