Arsenali ofron 20 milionë euro për Matan
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 17:37
Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka identifikuar mesfushorin e Valencias Juan Manuel Mata si përforcimin e nevojshëm në skuadrën e tij.
E përditshmja britanike The Guardian ka njoftuar të hënën se përfaqësues të Arsenalit kanë kontaktuar me babain e Matas që është edhe menaxher i tij dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së transferimit të 23 vjeqarit në Emirates Stadium.
Arsenali thuhet se është i gatshëm të ofron 20 milionë euro për Matan, që në rast të blerjes së tij do të ishte çmim rekord për klubin londinez.