E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë e Bushatit mposhen nga Polonia

Shqipëri – Poloni 0-3

Shënues: Teodorcjuk 51’, 80’, Borisjuk 92’

Formacionet

Shqipëria: Frashëri, Sallaj, Peqini, Bunjaku (Baci 78’), Brahimi, Bala, Roshi, Vajushi, Sykaj, Gava, Pasha (Sadiku 61’)

Trajner: Artan Bushati

Polonia: Kurto, Olkovski, Krijshoviak, Malarcjik (Matras 35’), Oleski, Salamon (Mozhdzhen 68’), Kusharsjik, Borisjuk, Teodorcjuk, Klish (Tyminski 58’), Kupic

Trajner: Stefan Majevski

Pak muaj më parë, Shqipëria U-21 kishte barazuar 2-2 me homolegen e saj polake, por dje, në ndeshjen e parë të grupit 6 të eliminatoreve të europianit të kësaj grup-moshe, skuadra e Artan Bushatit është shkatërruar 0-3. Sfida e luajtur në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”, pak orë përpara sfidës mes Shqipërisë dhe Francës, është fiksuar me fitoren e polakëve, që i shënuan të gjithë golat në fraksionin e dytë të lojës. Bushati kishte hedhur që nga minuta e parë edhe Agonit Sallaj, lojtari i Biel-Bien, që vetëm pak çaste përpara sfidës ishte pajisur me pasaportën shqiptare. Sallaj është aktivizuar në miqësoren ndaj Argjentinës, por i nevojitej pasaporta shqiptare për të luajtur në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë. Sidoqoftë, kjo nuk ka mjaftuar që të shmangej humbja. Shqipëria mbahet mirë në 45 minutat e para, por duket që moshatarët polakë kanë diçka më shumë në këmbët e tyre. Skuadra e drejtuar nga Majevski zotëron fushën dhe pas minutës së 20-të merr kontrollin e sfidës. Megjithatë, goli do të vonojë deri në minutën e 52-të. Atëherë kur Frashëri nuk mund të bëjë më asgjë për të penguar goditjen e Teodorcjuk, që shënon golin e parë të polakëve. Kuqezinjtë e vegjël kërkojnë të ndryshojnë diçka dhe hidhen në sulm, por pa konkretizuar asgjë dhe duke lënë shumë hapësira prapa. Nga këto hapësira do të përfitojë sërish Teodorcjuk që do të dyfishojë rezultatin. Pas këtij goli loja e Shqipërisë shthuret, pasi të gjithë të zgjedhurit e Bushatit hidhen dëshpërimisht në sulm, por ata që mund të shënojnë janë miqtë, që me anë të Teodorcjuk apo Mozhdzhen kanë raste të mira. Sidoqoftë, goli i tretë do të vijë në kohën shtesë dhe Borisjuk do të vulosë përfundimisht shifrat 0-3. Pas katër ditësh, më 6 shtator, Shqipëria do të presë Moldavinë sërish në Korçë për ndeshjen e dytë të grupit 6 eliminator.

U-21

Grupi 6

Skuadra N F B H Gol P

1) Poloni 1 1 0 0 3-0 3

2) Portugali 1 1 0 0 2-0 3

3) Rusia 0 0 0 0 0-0 0

4) Moldavi 1 0 0 1 0-2 0

5) Shqipëri 1 0 0 1 0-3 0

Dje

Shqipëri – Poloni 0-3

6 shtator

Shqipëri – Moldavi 18:00

Poloni – Rusi 18:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›