Kuqezinjtë tradhtojnë tifozët
Shqipëria humbi sërish me Hungarinë, vendos goli i Torgheles. Edhe pse me dy sulmues, Kombëtarja zhvilloi një ndeshje të dobët
Dash Frashëri
Shqipëria humbi për herë të dytë me Hungarinë, ndërsa trajneri Ari Han u poshtërua sërish nga bashkëkombasi i tij Ervin Koeman, me humbjen 0-1 në “Qemal Stafa” (gol i Torghele), duke bërë pluhur e hi deklaratat e bujshme për fitoren në ndeshjen kyçe të eliminatorëve të Kampionatit Botëror 2010.
Edhe pse hodhi dy sulmues të mirëfilltë në fushë, duke i mbajtur ata të pandryshuar përgjatë gjithë lojës, Salihin e Berishën, Ari Han dëshmoi se nuk e kishte përgatitur fare ndeshjen pas barazimit të turpshëm në Maltë.
Mbrojtja me Lorik Canën, Armend Dallkun, Debatik Currin e Kristi Vangjelin ishte në ditë të zezë, por jashtë kritikave nuk mund të mbetet edhe reparti i mesfushës ofensive me Klodian Duron, Ervin Skelën e Gilman Likën. Kapiteni Altin Lala është i vetmi që mund të marrë nota pozitive.
Goli erdhi nga një gafë fatale e Armend Dallkut, i cili i dhuroi me kokë topin golashënuesit hungarez Torghele. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e zbehtë, një tjetër ndeshje pa emocione dhe më e dobëta në “Qemal Stafa”.
Të mërkurën, Shqipëria do të përballet me Danimarkën në Kopenhagen. Danimarka fitoi 3-0 në Maltë dhe kryeson grupin së bashku me Hungarinë me nga 10 pikë secila.
30 Mars 2009