E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Athinë, plagoset rëndë një polic



Një grup prej 50 personash sulmuan me mjete të forta tre policë të policisë bashkiake të Athinës në qendër të saj, ndërkohë që njëri nga policët ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autorët e dhunës shkaktuan dëme edhe në dy ndërtesa bankash. Po në Athinë, një grup tjetër prej pesë personash hodhi bomba molotov në përfaqësinë e makinave “Jaguar” në kryeqytetin grek. Për pasojë, pesë makina u shkatërruan, ndërsa ende nuk është bërë përllogaritja e dëmeve. Policia tha se nga ky sulm i kryer në njërën prej rrugëve kryesore të kryeqytetit nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sulme të ngjashme ka patur gati çdo ditë gjatë këtyre katër muajve në Greqi që kur policia qëlloi për vdekje një adoleshent në muajin dhjetor. Që nga ajo kohë, anarkistët kanë vënë në shënjestër bankat, zyrat e partive politike, rajonet policore dhe firmat e ndryshme.

30 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›