Kuqi e çon Oldhamin në finale të Kupës

35 vjeçari e realizoi golin e dytë në minutën e 80-të, ndërsa të parin e shënoi Adeyemi (61’). Njëherësh, ky ishte goli i 13-të për ish përfaqësuesin finlandez në fanellën e Oldhamit, i cili garon në ligën e katërt angleze.
Në finale të zonës veriore të këtij trofeu, ekipi i vushtrriasit do të përballet me ekipin Chesterfield. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 janar të vitit që vjen, kurse ajo e dytë, më 7 ose 8 shkurt.
Nëse arrin ta fitojë Johnstone's Paint Trophy për zonën veriore, Oldhami më pas do të luajë me fituesin e zonës jugore në finalen e madhe të Wembleyt. Me Kuqin në skuadër, gjithçka është e mundshme.
Para se të transferohej në Oldham, ish futbollisti i Newcastles thoshte se do ta konsideronte zhgënjim nëse nuk do t’i shënonte 15 gola deri në fund të dhjetorit. Dhe, ai, në fillim të dhjetorit është shumë afër kësaj shifre.