Lenjani gjen veten në Grasshopper

Mesfushori kosovar Ermir Lenjani është i kënaqur me përparimin që është duke bërë te skuadra e njohur zvicerane Grasshopper. Lenjani (21) në Grasshopper u transferua muajin e kaluar nga Winterthuri i kategorisë së dytë zvicerane. Ka luajtur në tri nga pesë ndeshjet e deritashme të Grasshopperit në Superligë. "Jam i kënaqur me përparimin që jam duke bërë. Edhe trajneri është i kënaqur me mua. Këtë e dëshmon fakti se më ka angazhuar në tri ndeshje. Pres që në vazhdim të kampionatit të luajë më shumë, pse jo edhe rregullisht", ka thënë Lenjani për gazetën. Pjesë e Grasshopperit janë edhe dy mesfushorët tjerë kosovarë, Vullnet Basha e Amir Abrashi. Grasshopperi pas javës së pestë mban pozitën e tetë me pesë pikë të mbledhura.